Një aksident ka ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Plugut, në Lushnjë.
Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur jë makinë tip "Volkswagen". Aktualisht raportohet vetëm për dëme materiale.
Në mjetin tip “Benz” udhëtonte një familja prej katër personash, ndërsa në mjetin tjetër ishte një person i vetëm.
Bëhet me dije se aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të krijuara në autostradë, në lëvizjen drejt jugut.
Ambulanca dhe policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun e rënduar.
Shkak i përplasjes dyshohet shpejtësia e lartë e mjetit “Benz” në afërsi të rrethrrotullimit, ç’ka ka bërë që të përplaset nga pas me mjetin tjetër.
Lini një Përgjigje