Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Laç, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, i riu me iniciale S. K., u kap në flagrancë teksa gjatë kontrolleve policore me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë dhe 1 palë doreza.
29-vjeçari me iniciale S. K., akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
“Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit. Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë. Arrestohet shtetasi që e mbante armën, pa leje, në Laç.
Si rezultat i punës së mirorganizuar informative dhe operacionale, të intensifikuar gjatë ditëve festive të fundvitit, me objektiva parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe garantimin e rendit dhe qetësisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin “Fokusi”.
Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u ndërhy menjëherë në banesën e shtetasit S. K., 29 vjeç, në lagjen nr. 4, Laç, ku nga kontrolli u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza.
Në vijim të veprimeve procedurale mbi rastin, 29-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
A nuk do te ishte me mire qe te lejoheshin te gjithe qytetaret e ndershem si ne USA te mbanin arme me jeje? Dikur ne 5 gjerat qe duhet te kishte zotnia me vehte qe te mos behej lypes ishin: 1) shamia qe te mos varen qurrat e te lesh nam, 2) ora, qe te mos i lutesh tjetrit sa eshte ora, 3) Nje cope leter e laps qe te mos i lypesh kur ke nevoje, 4) portofol, natyrisht me ca para brenda, 5) nje cope kekur ne brez, qe kur te te preke nderin nje i pacipe i poshter tia numurosh ne lule te ballit. Ne anen tjeter ne sensin patriotik psh., USA i lejon armet edhe per aresyen qe, ne se sulmohet USA nga fuqi te huaja dhe qeveria e ka shitur bythen si ne rastin e Ahmet qelbesire Zogut qe hoqi gjilperat nga armet e populli mbeti me gisht ne goje, populli Amerikan t'i dale zot trojeve te veta. Selam Musai e Azem Bejta i dhane dermen armiqve qe erdhen te na pushtonin sepse kishin arme. Populli dull (gomar) akoma nuk kupton qe ne 1997en Shqiptaret humben lirine, kombin, shtetin kur nuk ju hoqen vetem gjilperat e pushkeve por i ju shiten me tanke, topa, raketa e tere armatimi per "scrap" e mbeten me gisht ne goje. Sot jemi ne meshire te Amelikes e Eulopes ne se na sulmojne rreth e qarket tane "miq". Hapi syte o popull se te jane verbuar nga politika qelbesire e "shtetit" e "mediave" te shitur per ca qindarka.