TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2026, 09:03

Viti i ri nis me një aksident tragjik, humbin jetën 3 të rinj në Gjirokastër; plagoset rëndë një 19-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Viti i ri nis me një aksident tragjik, humbin jetën 3 të rinj
Foto nga aksidenti

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku tre të rinj kanë humbur jetën...

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass, ku tre të rinj kanë humbur jetën.

Një makinë tip Volkswagen me targa AB797VP ëstë përplasur me një tjetër automjet tip Mercedez Benz me targa AB552LV.

Në automjetin tip Volksvagen udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 27 vjeç, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht.

Në automjetin tjetër udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe, e cila është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Fatmirësisht e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është kryer për disa orë me vështirësi.

Viti i ri nis me një aksident tragjik, humbin jetën 3 të rinj

"Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Viti i ri nis me një aksident tragjik, humbin jetën 3 të rinj
Foto nga venngjarja

viti i ri aksident tragjik humbin jetën 3 të rinj në gjirokastër

1 Komente

  1. N
    NertilYmeraj

    Ngushëllime familjeve

    Lini një Përgjigje