TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Dhjetor 2025, 10:08

Sapo pa policinë u largua me vrap, kapet 31-vjeçari me armë zjarri ne një lokal në Korçë (Video) 

Shkruar nga Pamfleti
Sapo pa policinë u largua me vrap, kapet 31-vjeçari me
Arrestimi i 31-vjeçarit

Një 31-vjeçar është arresrtuar nga policia në Korçë pasi mbante armë zjarri me vete.

Gjatë një kontrolli në një lokal të qytetit, shërbimet e policisë konstatuan se i riu mbante armë zjarri pa leje.

I arrestuari është Andi Qeraxhi, një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë. Në mometin kur policia ndërhyri për ta kapur, 31-vjeçari tentoi të arratisej duke u larguar me vrap, por pa sukses. 

Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa në vitin 2017 ka qëlluar me kallashnikov drejt një lokali nate në periferi të qytetit të Korçës.

Ai rezulton gjithashtu i përfshirë edhe në veprimtari të paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike

"Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në kontrollet e ushtruara nëpër ambiente të ndryshme, ku mund të ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas lëvizte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 9, në një lokal, në ambientet e të cilit u konstatua shtetasi A. Q., që dyshohej se ishte i armatosur.

Ky shtetas, sapo vuri re forcat e Policisë, ka tentuar të largohej me shpejtësi, me qëllim që të shmangte kapjen nga Policia, por u kap dhe neutralizua.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe një shumë parash.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 31 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

arrestim ne korce armemabajtje pa leje

Lini një Përgjigje