
66-vjeçari i cili gjend i djegur rëndë brenda banesës së tij në Elbasan, ka ndërruar jetë. Policia njofton se, 66-vjeçari Edmond Angjelini ka ndërruar jetë pasi kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Kujtojmë se fillimisht Angjelini u gjetu pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur 66-vjeçari.
Lini një Përgjigje