TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2025, 20:07

Ngjarje e rëndë në Pogradec/ 12-vjeçarja rezulton 22-javëshe shtatzënë, pranon abuzimin nga një 70 vjeçar; arrestohet i moshuari

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Pogradec/ 12-vjeçarja rezulton

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pogradecit ditën e sotme. Një vjazë 12 vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e saj.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

pogradec 12 vjeçarja

Lini një Përgjigje