TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2025, 16:32

Vrasje dhe tjetërsim pronash, GJKKO lë në burg Aldo Avdylin dhe vëllain e deputetit të PS

Shkruar nga Pamfleti
Vrasje dhe tjetërsim pronash, GJKKO lë në burg Aldo Avdylin dhe
Gjykata e Posaçme

Të arrestuarit nga SPAK në tetor, po hetohen për përfshirje në një skemë madhore të tjetërsimit të pronave në bregdet, si dhe në vrasje.

Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masat ndaj disa anëtarëve të dy grupeve kriminale të dyshuara si të drejtuara nga Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, dhe Astrit Avdylaj.

Të arrestuarit nga SPAK në tetor, po hetohen për përfshirje në një skemë madhore të tjetërsimit të pronave në bregdet, si dhe në vrasje.

Gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi vendosi sot të lërë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për vëllain e Rrumit, Vullnet Muharremi, i njohur edhe me mbiemrat Muça dhe Kondi, si dhe për Vlash Brahjen.

Po ashtu, masës “arrest në burg” nuk mundi t’i shpëtojë as Astrit Avdyli (Balliu), nipi i tij Aldo Avdyli, i arrestuar më 14 tetor, si dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume.

Sipas Gjykatës së Posaçme, nuk kishte ndryshuar asnjë rrethanë ligjore që mund të çonte në zbutjen e masës së sigurisë ndaj tyre.

Sipas SPAK, Vullnet Muharremi dhe Vlash Brahja dyshohen si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho, të përfshirë në një skemë të tjetërsimit masiv të pronave në bregdetin e Lalëzit, Shetajt, Bizës dhe Kërtushës, përmes falsifikimit të dokumenteve shtetërore, ndërhyrjeve në regjistra kadastralë të viteve 1920–1930 dhe korrupsionit.

Pasuritë më pas shiteshin tek individë apo kompani të interesuara për investime në bregdet.

Laho vijon të jetë në kërkim për këtë hetim, ndërkohë që në shkurt 2025 është dënuar me 10 muaj burg në një çështje tjetër.

Ndërsa të dyshuarit Astrit dhe Aldo Avdyli, si dhe Enea Kume, dyshohet se janë pjesë e një grupi që ka eliminuar fizikisht Edmir Bregun në vitin 2021 në Durrës, në shenjë hakmarrjeje për tentativën e tij për të vrarë Aldo Avdylin.

Hetimi i këtij rasti nxori në dritë edhe disa plane të të dyshuarve për eliminime fizike të kundërshtarëve.

gjykata e posaçme grupet e shijakut tjetersim pronash

Lini një Përgjigje