
Një e moshuar në Korçë është gjendur e pajetë në banesë paraditen e sotme. Mësohet se kanë qenë fqinjët, në lagjen nr.12 të cilët kanë njoftuar policinë pasi nuk kanë marrë përgjigje nga e moshuara.
84-vjeçarja u gjet e pajetë nga forcat zjarrfikëse, të cilët kanë bërë hapjen e derës. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme.
Ky nuk është rasti i parë ku të moshuarit e vetmuar humbin jetën në banesë në Korçë. Ndërsa policia po kryen veprimet lidhur me rastin, duket se në këtë qytet është një fenomen në rritje braktisja e të moshuarve nga fëmijët dhe familjarët, të cilët nuk ia dalin dot të jetojnë vetëm. Shkak ky i gjendjes shëndetësore të përkeqësuar dhe pamundësisë për t’u kujdesur.
Rasti më i fundit, është gjetja e një 70-vjeçare e pajetë në banesën e saj në Korçë, më 8 dhjetor 2025. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17.
Ka qenë fëmija i saj i cili ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte nënën e tij. Madje, dyshohet se e moshuara kishte ndërruar jetë disa ditë më parë.
Duhet një institucion vetem për ata ose ato qe jetojnë vetëm. Kërkesë urgjente njerëzore për shtetasit e Republikës se Shqipërise