TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2025, 11:15

“Pse më ke lëvizur makinën”/ Sherr në spitalin e Fierit, plagoset me thikë punonjësi i sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

“Pse më ke lëvizur makinën”/ Sherr në spitalin e

Punonjësi i sigurisë në spitalin e Fierit është plagosur me thikë pas një konflikti me një qytetar.

Sipas policisë, 44-vjeçari Shkëlqim Murati pasi ka shkuar në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ka parkuar makinën keq duke i penguar rrugën ambulancës.

Mësohet se punonjësi i sigurisë e ka lëvizur automjetin duke e parkuar në një vend tjetër brenda ambienteve të spitalit. Ky veprim duket se ka acaruar 44-vjeçarin, i cili i ka bërtitur duke i thënë: “Pse më ke lëvizur makinën” dhe më pas e ka qëlluar me thikë në njërin krah.

 Ndërkohë, policiak a arrestuan autorin Shkëlqim Murati, banues në Fier.

Lini një Përgjigje