TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2025, 09:19

Përvetësoi një pronë në Vlorë me dokumenta false dhe ndërtoi objekt tjetër, arrestohet 60-vjeçari shqiptar në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti
Përvetësoi një pronë në Vlorë me dokumenta false
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Gjermani me qëllimin ekstradimin në vendin tonë.

Hito Musaj 60 vjeç, është arrestuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

60 vjeçari Musaj akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të lejes së ndërtimit, ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. Më pas, e ka prishur atë dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të kryejë procedurat për ekstradimin 60 vjeçarit në Shqipëri.

"Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet faza e radhës, kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Gjermani, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua në Gjermani, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi në kërkim ndërkombëtar:Hito Musaj 60 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale”.

Shtetasi H. M. akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të lejes së ndërtimit, ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. Më pas, e ka prishur atë dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit H. M., në Shqipëri.", njofton policia.

hito musaj vlorë arrestim

Lini një Përgjigje