TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Dhjetor 2025, 16:15

Vrasja e Santiago Malkos, shtyhet sërish gjyqi ndaj Leonard Dukës; zbulohet arsyeja

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Santiago Malkos, shtyhet sërish gjyqi ndaj Leonard Dukës;
Leonard Duka dhe viktima Santiago Malko

Leonard Duka nuk ishte i pranishëm në seancë

Shtyhet sërish seanca gjyqësore e Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht të vitit 2019.

Mësohet se, Leonard Duka nuk ishte i pranishëm në seancë, të pranishme ishin nëna dhe motra e Santiago Malkos.

Avokati mbrojtës i Dukës, kërkoi shtyrjen e seancës për shkak se i pandehuri ka munguar dhe konkluzionet do ti parashtronin sëbashku.

Sipas burimeve, kërkesa u pranua nga trupi gjykues dhe seanca e radhës do të zhvillohet më 16 janar në orën 13:30. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar 32 vite burg për Leonard Dukën.

Leonard Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë vitin e kaluar.

Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”.

I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi.

Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

leonard duka vrasja e santiago malkos

Lini një Përgjigje