TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Dhjetor 2025, 15:51

Atentat apo aksident? Misteri i shpërthimit në Shkodër, kush është i moshuari që humbi jetën; vëllai i dënuar për vrasje

Shkruar nga Pamfleti
Atentat apo aksident? Misteri i shpërthimit në Shkodër, kush
Foto nga vendi i ngjarjes

Analiza kimike është ajo që do ta përcaktojë nëse ka patur apo jo tritol...

Një shpërthim i fuqishëm brenda hyrjes së një pallati në zonën e Perashit në Shkodër i mori jetën 69-vjeçarit Hysni Ymeri. Ngjarja tronditi jo vetëm lagjen, por edhe strukturat hetimore që ende nuk kanë arritur të përcaktojnë saktësisht çfarë e shkaktoi shpërthimin. Dy janë pistat kryesore të hetimit: një defekt i mundshëm elektrik ose një shpërthim i qëllimshëm me lëndë plasëse.

Viktima, që sapo ishte kthyer në banesë për të vijuar vizitat tek bashkëshortja e sëmurë me kancer në spitalin e Shkodrës, u përfshi nga flakët dhe ndonëse arriti të transportohej në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar dëmtime nga kontakti me energjinë elektrike dhe djegie në kokë, por nuk është përjashtuar mundësia e një shpërthimi me eksploziv, për të cilin janë marrë mostra që po analizohen nga antiterrori.

Emri i Hysni Ymerit nuk ishte i njohur për publikun, por mbiemri i tij është përmendur më herët në dosje penale. Vëllai i tij është dënuar për një vrasje në fillim të viteve '90 në zonën e Kirasit në Shkodër. Ngjarja e asaj kohe pati shkaktuar tensione mes dy familjeve, që më vonë u thuhet se janë pajtuar.

Në vitin 1995 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i Hysni Ymerit. Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës.

Fisit Ymeri i përkasin edhe disa autorë të tjerë krimesh të ndodhura gjatë dekadës së fundit në Shkodër, përfshirë vrasjen e një mjeku në vitin 2017 pas një konflikti pronësie. Një tjetër rast është ai i një kushëriri që vrau bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi veten.

Policia po pret përfundimet e analizave kimike për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një incident elektrik apo për një akt të qëllimshëm. Ndërkohë, dëshmitë e familjarëve hedhin poshtë mundësinë e ndonjë konflikti të hapur në ditët e fundit. Djali i viktimës kishte ardhur nga jashtë vendit për shkak të gjendjes kritike shëndetësore të nënës dhe ndodhej në spital në momentin e ngjarjes.

 

shkod tritol

Lini një Përgjigje