TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Dhjetor 2025, 11:20

Humbi jetën nga një shpërthim i fuqishëm në hyrjen e pallatit, identifikohet viktima

Shkruar nga Pamfleti
Humbi jetën nga një shpërthim i fuqishëm në hyrjen e
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e një shpërthimi në një pallat. 

Shpërthimi ka ndodhur në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”, rreth orës 10:10, ndërsa sipas policisë dyshohet se ka shpërthyer kutia e sahateve të energjisë. 

Personi i cili ka humbur jetën është identifikuar si Hysni Ymeri, rreth 67 vjeç, i cili është banor i pallatit.

“Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 67 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi më herët policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

Lini një Përgjigje