Një tjetër aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.
Mësohet se një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi aksidentoi për vdekje një këmbësore 64-vjeçare, në aksin rrugor Qafë Thanë–Librazhd.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme ndërsa 31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Kujtojmë se një 37-vjeçar ndërroi jetë sot në spital pas një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Çepe-Belsh”. Ai po udhëtonte me motomjet teksa është goditur nga kamioni që po drejtohej nga 48-vjeçari me iniciale F. P.
Lini një Përgjigje