Një 42-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, kundërshtoi forcat e policisë, ndërsa iu gjet me vete kanabis e ndërsa në shtëpi municion luftarak.
42-vjeçar me inicialet A. P., kishte penguar qarkullimin e automjeteve gjatë një feste në fshat.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat “Shqiponja”, të cilët u përballën me rezistencën e tij. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, A. P., iu gjet dhe sekuestrua një sasi droge ndërsa në banesë municione luftarake.
A. P., akuzohet për veprat penale penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Lini një Përgjigje