TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Dhjetor 2025, 17:27

U shkrumbuan dhjetëra autobusë, detaje të reja nga zjarri në Durrës; dyshohet si ngjarje e qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti
U shkrumbuan dhjetëra autobusë, detaje të reja nga zjarri në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja janë zbardhur lidhur me këtë ngjarje.

Dhjetëra autobusë janë shkrumbuar nga zjarri në sektorin Rinia në Durrës pasditen e sotme.

Autobusët ishin të rreshtuar shumë pranë njëri-tjetrit, duke lehtësuar përhapjen e flakëve nga njëri automjet te tjetri.

U shkrumbuan dhjetëra autobusë, detaje të reja nga zjarri në
Autobusët në flakë

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja janë zbardhur lidhur me këtë ngjarje.

Zjarrfikësi, Nadir Kapaj, thekson se autobusët e djegur ishin të mbushura me bidona naftë dhe goma.

Sipas tij mbetet e hapur pista se zjarri mund të këtë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që theksoi se zjarri është fikur.

“Autobusët nuk janë në përdorim, ishin te mbushur me goma, me bidona nafte, lëndë plastike te djegshme. Mbetet dhe alternativa të ketë qene e qëllimshme”, tha ai.

Policia e Durrësit njoftoi se zjarri ka rënë rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”.

Si pasojë janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër ndërsa ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen

Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për  sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.”-njoftoi policia.

zjarr durres

Lini një Përgjigje