
Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar sot nga policia në Shkodër.
Mësohet se i riu me iniciale A.A., banues në Tiranë, ishte dënuar me 3 vite burg për veprën penale ‘Mashtrimi’.
"Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Kukës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje