TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Dhjetor 2025, 16:00

Fermat më të mëdha të kanabisit të gjetura në Uells në 2025-ën, kush janë shqiptarët që përfunduan në qeli (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Fermat më të mëdha të kanabisit të gjetura në
Ferma kanabisi

Policia ka shkatërruar shumë sipërmarrje të mëdha të paligjshme gjatë 12 muajve të fundit...

Në Uells janë zbuluar një numër i madh fermash kanabisi përgjatë vitit 2025.

Policia ka zbuluar vende të kultivimit komercial në të gjithë vendin, duke përdorur madje çdo ambient, nga një ish-restorant te bodrumet nën një hotel në qendër të qytetit. Vlera e kombinuar e kanabisit të kultivuar në ferma arrin në miliona paund.

Shumë nga këto operacione në shkallë të gjerë ngrihen dhe drejtohen nga grupe të krimit të organizuar, ose OCG, të cilat përdorin fitimet e nxjerra nga tregtia e kanabisit për të financuar lloje të tjera të aktiviteteve kriminale. Bandat zakonisht kanë lidhje të ngushta me trafikantët ndërkombëtarë që çojnë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt një çmimi. 

Por cilat janë disa nga fermat më të mëdha të kanabisit të gjetura në Uells në vitin 2025?

Kur policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në ish-restorantin “Meatery and Martini” dhe barin ngjitur në The Strand, në qendër të qytetit të Swansea- s, ata gjetën kanabis të kultivuar në 3 kate së bashku me një apartament që përdorej si vendbanim për kopshtarët që kujdeseshin për të korrat. Në total u sekuestruan më shumë se 900 bimë.

Shqiptarët Aleksander Cela, 26 vjeç, dhe Dennis Horeshka, 30 vjeç, u arrestuan ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga ndërtesa.

Steve Burnell, përfaqësues i Çelës, i tha Gjykatës së Kurorës së Sëanseas se klienti i tij kishte qenë piktor dhe dekorues në vendin e tij të lindjes, Shqipërinë, dhe u kishte borxh para atyre që e kishin sjellë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa Andreë Evans, përfaqësues i Horeshkës, tha se historia e të pandehurit do të ishte "shumë e njohur" për gjykatë, domethënë dikush që kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me ndihmën e trafikantëve të njerëzve të cilëve u kishte borxh para.

Me një zbritje prej 1/3 për pranimin e fajësisë, të pandehurit u dënuan me 32 muaj burg.

Zbulimi i një ferme të madhe kanabisi në një shtëpi me qira e shtyu një gjyqtar të vinte në pikëpyetje nëse ligjet për pronat me qira janë mjaftueshëm të rrepta. Pasi shpërthyen një derë të fortifikuar posaçërisht të një shtëpie me tarracë në “Mount Pleasant” në Sëansea, policia zbuloi se e gjithë prona ishte përdorur për kultivimin e drogës.

Oficerët gjetën gjithsej 398 bimë kanabisi,nga ato të rejat deri te ekzemplarët e pjekur, gati për korrje, së bashku me dritat e rritjes, ventilatorët dhe pajisjet e tjera përkatëse. Vlera e operacionit u vlerësua në deri në 171,000 paund. Shtetasi shqiptar Aldi Pire doli me vrap nga dera e pasme e shtëpisë, ndërsa policia hyri nga dera e përparme, por u ndalua dhe u arrestua shpejt.

Gjykata dëgjoi se i pandehuri kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar 16 muaj më parë si klandestin "për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten", por pas një periudhe duke u përpjekur të ia dilte mbanë si piktor dhe dekorues në Londër, ishte vënë në punë në Sëansea për të shlyer borxhet që kishte.

Pire u dënua me 12 muaj burg. Ai nuk do të vuajë më shumë se gjysmën e këtij dënimi në paraburgim përpara se të lirohet me kusht.

Në shkurt, një ekip policie i Dyfed-Powys, përfshirë edhe kujdestarë qensh, bastisi një pronë rurale pranë Kidwelly-t . Pasi kaluan gardhin me tela me gjemba rreth oborrit të pronës, oficerët hynë në shtëpinë e shndërruar në fermë kanabisi, ku zbuluan 194 bimë të niveleve të ndryshme të pjekurisë, së bashku me materiale kultivimi, ndriçim dhe pajisje ventilimi. Shtetasi shqiptar Fatjon Xhafa u arrestua në shtëpi. Vlera e bimëve u vlerësua në më shumë se 250,000 £.

Babai i tre fëmijëve, Martin Evans, i cili jetonte në një karvan në pronë, më vonë pranoi se kishte ndihmuar një bandë shqiptare në ngritjen e kultivimit të kanabisit.

Me një zbritje prej një të tretës për pranimin e fajësisë, Evans u dënua me 18 muaj burg, dhe me një zbritje prej një të katërtës për pranimin e fajësisë, e cila u regjistrua në një fazë të mëvonshme të procesit gjyqësor, Xhafa u dënua me 29 javë burg.

Gjykata e Kurorës Mold dëgjoi se më 19 shkurt 2025, policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në një shtëpi në Clifton Terrace në Neëtoën, Poëys, pas raporteve të inteligjencës se prona po përdorej si fermë kanabisi.

Oficerët zbuluan 274 bimë kanabisi që rriteshin në 4 kate, me një vlerë të përgjithshme prej deri në 287,000 paundësh. Bodrumi, katet e sipërme dhe papafingo ishin të mbushura me pajisje kultivimi, drita hidroponike dhe tuba ventilimi që nxirrnin nxehtësinë nga ndërtesa përmes oxhakut. Matësi i energjisë elektrike i pronës ishte anashkaluar, pasi trotuari jashtë shtëpisë ishte gërmuar më parë për të lejuar që furnizimi me energji elektrike të lidhej drejtpërdrejt me të. Në pronë ndodhej edhe 35-vjeçari shqiptar, Ismet Lika.

Fermat më të mëdha të kanabisit të gjetura në

Lika u dënua me 25 muaj burg. Gjykatësi Niclas Parry tha se çdo deportim ishte çështje e Ministrisë së Brendshme dhe jo e gjykatës.

Kur policia hyri me forcë nëpër derën e përparme të një shtëpie në Rrugën Pleasant në Morriston, menjëherë pas saj ndodhej një derë e dytë, e cila ishte vendosur për të vonuar hyrjen. Gjykata dëgjoi se oficerët përfundimisht hynë me forcë dhe zbuluan se e gjithë prona ishte shndërruar në një vend për kultivimin e kanabisit, me papafingon e përdorur si "çerdhe", një dhomë gjumi të dedikuar për bimë të reja dhe katër dhoma të tjera që përmbanin bimë të rritura.

Në total, policia gjeti 131 bimë së bashku me pajisje kultivimi, duke përfshirë drita, ventilatorë, tharëse ajri dhe filtra karboni. Në pronë ishte edhe shqiptari Leonart Vata, i cili kishte një telefon, ushqim dhe çelësa të shtëpisë.

Vata u dënua me nëntë muaj burg. i pandehuri do të vuajë deri në gjysmën e dënimit në paraburgim përpara se të lirohet me kusht, ku ka të ngjarë të transferohet në një qendër paraburgimi për imigrantë.

Kur policia ndaloi një makinë në Cardiff më 2 shkurt, ata gjetën 33-vjeçarin Albi Blloshmi, i cili kishte në zotërim një telefon dhe një palë çelësa shtëpie. Në telefon kishte foto të një plantacioni kanabisi. Çelësat ishin për një pronë në Heathfield Place në zonën Cathays të qytetit dhe kur oficerët kontrolluan shtëpinë, ata gjetën gjithsej 94 bimë mëmë në katër dhoma rritjeje, së bashku me 330 fidanë në një zonë çerdheje. Albi u dënua me tetë muaj burgim. /Përshtatur nga WalesOnline/

 

ferma kanabisi shqiptare uells

Lini një Përgjigje