TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Dhjetor 2025, 15:50

Pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë, gjykata jep vendimin për 22 të arrestuarit, i shpëton burgut njëri prej tyre

Shkruar nga Pamfleti
Pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë,
Pamje nga operacioni

Gjykata ka lënë në burg 21 prej tyre dhe ka liruar vetëm njërin prej tyre, Blerim Malin.

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj 22 personave të arrestuar të mërkurën në kryeqytet, si të dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të drogës.

Gjykata ka lënë në burg 21 prej tyre dhe ka liruar vetëm njërin prej tyre, Blerim Malin.

Arsyeja se pse ky i fundit u la i lirë, është se kishte dy familjarë të sëmurë, për të cilët duhej të kujdesej.

Masa arrest me burg është caktuar për Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Këta persona u vunë në pranga dy ditë më parë pas goditjes së grupit të tyre që shpërndante drogë nëpër disa zona të Tiranës, ku ditën e sotme janë zbardhur edhe përgjimet e rrjetit.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike; 3 000 euro.  Grupi shpërndante lëndë narkotike me taksi dhe me motoçikleta të picave. Konkretisht, me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella.

Gjithashtu mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.

Po ashtu bëhet me dije se të përfshirë në këtë grupin ishin edhe dy drejtorë të lartë të kompanisë celulare One Albania.

Konkretisht bëhet fjalë për Erald Sina dhe Artan Pullazi, të cilët rezultojnë në listën me 33 masa sigurie. Erald Sina, ishte me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania.

arrestim grup kokaine tirane

Lini një Përgjigje