TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2025, 20:14

Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb
Foto nga vendi i ngjarjes

Viktima dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po lëvizte nga Poçemi në drejtim të Levanit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.

Sipas informacioneve, dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një 16-vjeçar i identifikuar si Oktavio Merdanaj, është plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit. Por fatkeqësisht, 16-vjeçari nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në Spital.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se viktima (16-vjeçari i cili drejtonte mjetin pa patentë), dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po lëvizte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin kur 16-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani. Përplasja ka qenë fatale për 16—vjeçarin i cili si pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë që shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur  O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb
Foto nga vendi i ngjarjes

aksident tepelenë

Lini një Përgjigje