TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2025, 11:16

Shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë, arrestohet zjarrfikësi në Pogradec

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë, arrestohet

Një 54-vjeçar, punonjës i shërbimit zjarrfikës në bashkinë e Pogradecit u arrestua pasi iu gjet një sasi kanabis në ambientet e lokalit në pronësi të tij.

Sipas njoftimit të policisë, Luan Sulstarova 54 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se përdorte lokalin që kishte në administrim, për të ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Policia sekuestroi një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe një shumë parash që i posedonte 54-vjeçari.

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës Arben Cara, zjarrfikësi u pezullua menjëherë nga detyra. 

“Hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aktiviteti”.

Përdorte lokalin që kishte në administrim, për të ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe një shumë parash që i posedonte i arrestuari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aktiviteti”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec, (zjarrfikës në bashkinë Pogradec).

Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje