Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme, 25 dhjetor, në lagjen nr. 2 të Kavajës.
Sipas burimeve për mediat, Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë nga shtetasi Eri Velecia. Ky i fundit është ndaluar nga policia.
Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe i ka kërkuar para.
Ligeja ka refuzuar t’i japë, dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë.
Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit. Po ashtu, policia ka marrë në pyetje edhe personin e plagosur lidhur me ngjarjen.
Lini një Përgjigje