TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2025, 07:15

“Julian Sinanaj u tërhoq nga benefitet”/ Gazetarja Anila Hoxha: Drejtësia me veshë të dyllosur, ai filloi të luante

Shkruar nga Pamfleti
“Julian Sinanaj u tërhoq nga benefitet”/ Gazetarja Anila Hoxha:
Anila Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha ka folur rreth gjyqit të vrasësit  të njohur me pagesë, Julian Sinanaj.

Ajo tregon se përse Sinanaj hoqi dorë nga bashkëpunimi me drejtësinë shqiptare, duke refuzuar dhe benefitet që mund të përfitonte.

“Në një nga proceset gjyqësore, Julian Sinanaj tha: ‘Unë nuk dëshmoj për drejtësinë shqiptare nëse ju nuk arrestoni padrinon’. Ai filloi të zgjidhte fijet e një merimange, që nuk ishte një, por një koloni merimangash. Kësaj radhe drejtësia, nuk ishte me sy të mbyllur, por ishte me vesh të dyllosur dhe ai u tërhoq nga benefitet që do të merrte. Pastaj filloi të luante me batuta.


Humbi në fakt drejtësia shqiptare. Në atë sallë gjykate, ai ka treguar, sepse aty u mbyllën edhe dyert e gjykatës.

Rasti i Sinanajt, ai humbi nga bashkëpunimi dhe komunikimi me drejtësinë se ky u kërcënua, por ai nuk kishte më besim te ato që thoshte dhe nuk dëgjohej më.

Drejtësia shqiptare ishte e papërgatitur për një risi të krimit të organizuar.”, tha gazetarja Hoxha në 'Top Story'.

anila hoxha julian sinanaj

Lini një Përgjigje