TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2025, 15:59

Detaje nga goditja e grupit të drogës, mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga goditja e grupit të drogës, mes të arrestuarve edhe

Zbardhen detaje të reja nga goditja e grupit kriminal që shiste drogëra të ndryshme në Tiranë.

Të arrestuarit kishin krijuar një “skemë” shpërndarjeje për të mos rënë në sy. Në disa raste ata e shpërndanin me taksi, por edhe me motor picash.

Mësohet se me taksi lëvizte Olsi Mici, i arrestuar, ndërsa me motorin e picave, i loguar me një brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella, gjithashtu në mesin e 22 të arrestuarve.

Sipas policisë, mes të arrestuarve është edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.

Grupi e shpërndante drogën në disa zona të Tiranës si: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lënda narkotike shitej nëpër lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

Në kuadër të këtij operacioni, policia sekuestroi 10 kg kanabis dhe 100 doza, rreth 500 gramë kokainë, 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro cash.

Personat e arrestuar:

Renaldo Dalipi, 32 vjeç

Engelbert Pjetri, 33 vjeç

Armandi Hajdini, 43 vjeç

Olsi Mici 32 vjeç

Fatjon Cela (Çela), 34 vjeç

Xhon Boci, 31 vjeç

Laert Murataj, 23 vjeç

Artan Pullazi, 47 vjeç

Erald Sina, 39 vjeç

Blerim Mali, 34 vjeç

Gentjan Vercani, 39 vjeç,

Valerjos Bushi, 19 vjeç

Olkid Hajdari, 35 vjeç

Dylber Alijaj, 39 vjeç

Angjelos Mema, 23 vjeç

Majdi Musa, 19 vjeç

Jurgen Hekurani, 29 vjeç

Erdison Gjella, 31 vjeç

Abdurahman Bollati, 20 vjeç

Klodian Rrucaj, 27 vjeç

Indri Nakaj, 22 vjeç

Genti Kraja, 20 vjeç

Lini një Përgjigje