TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2025, 12:46

I kishte shkaktuar mbi 300 milionë lekë dëm shtetit, policia arreston 32-vjeçarin pas aksidentit

Shkruar nga Pamfleti
I kishte shkaktuar mbi 300 milionë lekë dëm shtetit, policia
Foto Ilustruese

Një 32-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident në Sukth duke u përplasur me disa pemë, është ndaluar nga Policia, pasi rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Nga verifikimet u zbulua se i riu ishte në kërkim nga drejtësia, pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar në vitin 2024 me dy vjet burg për krijim skemash mashtruese me fatura fiktive për shmangie tatimore.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri pësoi dëmtime të lehta, ndërsa A.D. u arrestua dhe do t’i dorëzohet Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. 

“Menjëherë pas njoftimit për një aksident rrugor, në Sukth, ku një automjet ishte përplasur me disa pemë, shërbimet e Policisë Rrugore shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet procedurale të nevojshme. Në vijim, iu bë test alkooli, drejtuesit të automjetit, shtetasit A. D., 32 vjeç, rezultat i të cilit, herën e dytë ishte 1.29 mg/l.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Tiranës, në vitin 2024, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar.”, bëjnë me dije uniformat blu.

I riu akuzohet se në vitin 2022, ai ka administruar një subjekt, për të cilin janë lëshuar fatura fiktive, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 300 milionë lekësh, së bashku me 12 persona të tjerë.

 

Lini një Përgjigje