TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2025, 13:57

U dënua për përfitim të 1 mln eurove, Apeli liron nga masa e arrestit biznesmenen e njohur

Shkruar nga Pamfleti
U dënua për përfitim të 1 mln eurove, Apeli liron nga masa e
Elisabeta Dosti

Gjykata e Apelit ka hequr masën e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj biznesmenes Elisabeta Dosti.

Dosti u dënua nga Gjykata me masën ‘arrest shtëpie’, nën dyshimin se kishte përvetësuar dhe transferuar në mënyrë të paligjshme pasuritë e një shoqërie të privatizuar, duke përfituar mbi 1 milion euro ndaj aksionerëve të tjerë.

Në një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Tiranës, theksohej se ajo dyshohej për “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit, Dosti shprehet se: Ky vendim përbën një akt të qartë drejtësie dhe rrëzon bazën mbi të cilën u ndërtuan akuzat publike.

“Nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm, nuk kam përvetësuar pasuri, nuk kam falsifikuar dokumente dhe nuk kam dëmtuar interesat e askujt. Çdo pretendim i kundërt ka qenë i pabazuar”, deklaron ajo.

 

elisabeta dosti lirohet

Lini një Përgjigje