TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2025, 13:12

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari; shpallet në kërkim shoku

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari;

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet, si pasojë e një konflikti me dy persona të tjerë.

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim një 29-vjeçar.

Raportohet se i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa pas sherrit, autori është larguar me automjet nga vendngjarja duke u ndihmuar nga bashkëpunëtori.

“U arrestua shtetasi R. B., 33 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasin F. H., 29 vjeç, pasi  rrugën “Ali Bora” shtetasi F. H, gjatë një konflikti ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasin K. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas konfliktit shtetasi F. H,  është larguar nga vendngjarja duke u ndihmuar nga shtetasi R. B, i cili e ka larguar me automjetin e tij”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje