TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Dhjetor 2025, 16:48

Arrestohen 3 shqiptarë në Kakavijë, njëri prej tyre i kërkuar nga Interpol Tirana

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohen 3 shqiptarë në Kakavijë, njëri prej tyre i
Dogana Kakavijë

Shqiptari është ndaluar nga policia greke, ndërkohë që dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Një shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana është arrestuar greke, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

I kërkuari ka tentuar të kalojë pikën doganore për të hyrë në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve, kur nga verifikimi i pasaportës në sistem ka rezultuar se ai kërkohej nga Interpol Tirana, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burg nga drejtësia shqiptare për “falsifikim dokumentesh”.

Ai është ndaluar nga policia greke, ndërkohë që dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Ndërkohë po në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, janë kapur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, të kërkuar në Greqi, informoi policia e vendit fqinj.

Njëri prej tyre rezultonte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite burg për “shmangie taksash” ndërsa tjetri kërkohej me urdhër arresti nga Prokuroria e Kilkis për “ryshfet”.

 

dogana kakavijë

Lini një Përgjigje