TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Dhjetor 2025, 13:04

Aksident me vdekje në Durrës, 29-vjeçarja përplas të moshuarin me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident me vdekje në Durrës, 29-vjeçarja përplas të
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar mesditën e sotme në Durrës.

Mësohet se një automjet me drejtuese një 29-vjeçare ka përplasur për vdekje një person me inicialet R.B 69-vjeç i cili po ecte me biçikletë.

Ngjarja ndodhi në aksin Katund Sukth–Fllakë, ndërsa fatkeqësisht drejtuesi i biçikletës nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia njofton se pas aksidentit, ka arrestuar në flagrancë drejtuesen e mjetit, banuese në Durrës.

“Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje