TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Dhjetor 2025, 16:05

Zjarri në automjetin në Pogradec, kush është pronari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri në automjetin në Pogradec, kush është pronari dhe
Artur Musollari

Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, një automjet në Pogradec u përfshi nga flakët.

Mësohet se pronari i automjetit që u përfshi nga flakët, Artur Musollari, është një person i njohur për strukturat e rendit në Pogradec.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ka qenë i parkuar”, njoftoi sot policia.

Zjarri në automjetin në Pogradec, kush është pronari dhe

Ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2023, pasi u kap në flagrancë i armatosur dhe dyshohej se po përgatitej për të kryer një ngjarje kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në atë kohë, policia i sekuestroi një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, si edhe sende të tjera të paligjshme, të cilat shërbenin për realizimin e një akti të rëndë kriminal.

Në lidhje me ngjarjen e fundit ku automjeti i tij u përfshi nga flakët, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat, ndërsa policia dyshon se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Lini një Përgjigje