Zjarr i rënë një ditë më parë në Fllakë të Durrësit, ku u dogjën 8 autobusë është referuar në prokurori si ngjarje aksidentale.
Në një njoftim të dytë, policia e Durrësit sqaron se nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve”, thotë policia.
Dhjetëra autobusë janë shkrumbuar nga zjarri në sektorin Rinia në Durrës pasditen e djeshme.
Autobusët ishin të rreshtuar shumë pranë njëri-tjetrit, duke lehtësuar përhapjen e flakëve nga njëri automjet te tjetri.
Policia e Durrësit njoftoi se zjarri ka rënë rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës.
Lini një Përgjigje