TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Dhjetor 2025, 10:46

Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, humb jetën punonjësi i OSHEE

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, humb jetën
Shpërthen boksi elektrik në Shkodër

Shpërthen boksi elektrik në një pallat në Perash në Shkodër, ndërkohë që një person ka humbur jetën.

Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar një lexues i OSHEE. Ky i fundit ka mbetur i plagosur sapo ka hapur boksin për të lexuar matësin elektrik.

Viktima është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, ku dyshohet se ka shpërthyer paneli i matëseve të energjisë elektrike.

“Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.“, thuhet në njoftimin e policisë.

shpërthim tritoli në shkodër

Lini një Përgjigje