Mbasi ka kaluar në gjykim themel, gjyqtarja e posaçme ka hedhur shortin për trupën që do të gjykojë Laert Haxhinë, Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin nën akuzën për “Shkatërrim të pronës me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vrasje me paramendim, e kryer për interes”, “Vrasje për gjakmarrje”, “Vjedhje me armë” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se shorti ka caktuar gjyqtaren Rudina Palloj për të gjykuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj të dënuarit të përjetshëm Haxhiu.
Haxhiu njihet për një sërë krimesh të bëra në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e disa personave.
Ai dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgea Hoxhës dhe Samir Latifi. Gjithashtu Laert Haxhiu është i akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës në vitin 2009.
Ndërkohë, Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.
Vrasjet që i janë faturuar bandës së Lart Haxhiut:
i vrarë- Lulzim Qorri
i vrarë - Dikens Halili
i vrarë- Alban Semaku
i vrarë - Çajup Selimi
i vrarë- Albi Bashaliut
i vrarë- Fridman Xhaferrajt
i plagosur- Kujtim Meta
tentativë për vrasjen e avokatit Adriatik Guri
tentativë për vrasje e Rexhep Ginës
Tentativë për vrasjen e Genci Hida
kanosi- dy punonjës policie
Lini një Përgjigje