Banori i një pallati në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi. Lidhur me ngjarjen, policia bëri të ditur se 67-vjeçari Hysni Ymeri humbi jetën si pasojë e shpëthimit të boksese të matësve në pallat.
Por OSHEE në një reagim ka rrëzuar pistën e ngritur nga Policia e Shtetit.
Sipas OSHEE, shpërthimi nuk ka ndodhur shkak të boksit të matësave në pallat.
“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat”, thuhet në reagimin e OSHEE.
Në këtë kuadër, ngrihen pikëpyetje se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Një nga pistat që dyshohet është vendosja e një sasie lënde plasëse, edhe pse policia në reagimin e saj, nuk përmend një gjë të tillë. Tashmë do të jetë grupi hetimor i udhëhequr nga Prokuroria e Shkodrës që do të hetojë se çfarë e shkaktoi shpërthimin që i mori jetën një qytetari
Lini një Përgjigje