TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Dhjetor 2025, 14:07

I dënuar me 6.6 vite burg, Shqipëria i dorëzon Gjermanisë shtetasin turk

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 6.6 vite burg, Shqipëria i dorëzon Gjermanisë

Një shtetas turk, i shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë gjermane, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Sipas një njoftimi zyrtar, 26-vjeçari turk, ishte dënuar në Gjermani me 6 vjet e 6 muaj burgim. Ai ishte gjykuar për trafik të lëndëve narkotike.

“Ekstradohet nga Shqipëria në Gjermani shtetasi Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje