TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Dhjetor 2025, 14:02

E dënuar me 7 vite burg, ekstradohet nga Spanja gruaja që mashtronte ‘miqtë’ e rrjeteve sociale

Shkruar nga Pamfleti

E dënuar me 7 vite burg, ekstradohet nga Spanja gruaja që mashtronte

Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Spanja një shtetase të dënuar me 7 vite burgim, për mashtrim me pasoja të rënda.

Në një njoftim zyrtar, Policia bëri të ditur se ka ekstraduar nga Spanja shtetasen Marjana Gjona.

“Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedurat për ekstradimin:

-nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Marjana Gjona ishte ndër 20 gratë më të kërkuara në listën e Interpolit. Ajo dyshohet se është përfshirë në disa raste mashtrimesh, duke u marrë qytetarëve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash. Në një rast, që është bërë publik edhe në emisionet televizive, Marjana Gjonaj shfaqej si e dhunuar nga familjarët e saj.

Nga denoncimet, Marjana, shfrytëzonte njohje në rrjetet sociale, ku tregonte dhunën që ajo kishte përjetuar, madje shfrytëzonte edhe fëmijën e saj, për të përfituar shuma parash. Në rastin konkret ajo kishte arritur t’i merrte një denoncuesi 14 mijë euro, ndërsa ka pasur denoncime se ajo kishte arritur të realizonte mashtrime, duke përfituar shuma deri në 20 mijë euro.

mashtrim ekstradim spanje

Lini një Përgjigje