TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2025, 12:40

Sherr mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Itali, 11 të arrestuar; 1 person i plagosur rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Itali, 11 të arrestuar;

11 janë arrestuar dhe një i mitur 17-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë. Ky është bilanci i një operacioni të policisë pas sherrit që ndodhi mbrëmjen e së dielës në një bar në San Sisto, shumë pranë spitalit “Santa Maria della Misericordia”.

Të gjithë të arrestuarit, të moshave nga 19 deri në 31 vjeç, me origjinë shqiptare, rumune dhe maqedonase, janë dërguar në burgun e Capanne-s. Bëhet fjalë për të rinj banues në Panicale, Piegaro, Passignano sul Trasimeno, Montegabbione dhe Tavernelle.

Sipas hetuesve, rreth orës 18:45 të ditës së djeshme, janë përleshur një grup shqiptarësh dhe një grup maqedonasish.

Pesë nga të arrestuarit rezultojnë të njohur për forcat e rendit me disa precedentë penalë. Të parët që ndërhynë në vendngjarje ishin karabinierët, të cilët u përballën me disa persona që po rriheshin në mënyrë të dhunshme.

Dy të rinj arritën të largoheshin me shpejtësi me një makinë dhe gjatë arratisjes përplasën një nga personat e përfshirë në sherr. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar maqedonas, i cili u shtrua më pas në spitalin e Perugias me disa fraktura në gjymtyrët e poshtme.

Menjëherë pas kësaj, mbërritën përforcime nga Policia e Shtetit dhe patrulla të tjera të karabinierëve, gjë që bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shumicës së përgjegjësve. Policia vijon kërkimet për dy personat e arratisur vijojnë ende.

Hetimet e para, të zhvilluara përmes dëshmive dhe analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë, kanë bërë të mundur rindërtimin e origjinës së sherrit: një grindje e nisur për motive të kota (një foto e bërë me telefon), e cila degradoi shpejt në një përplasje jashtëzakonisht të dhunshme.

Karabinierët kanë gjetur dhe sekuestruar disa shkopinj, njëri prej tyre 65 centimetra i gjatë, si edhe karrige e tavolina të përdorura gjatë përleshjes. Një 23-vjeçar shqiptar ka tentuar të fshehë një çelës ndezjeje automjeti brenda një vazoje lulesh, veprim që nuk i shpëtoi forcave të rendit, të cilat gjetën edhe një dozë kokaine me peshë 0.6 gramë.

Lini një Përgjigje