TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2025, 20:25

Ngjarje horror në Elbasan, një person gjendet i shkrumbuar brenda banesës

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje horror në Elbasan, një person gjendet i shkrumbuar brenda

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbërmjen e sotme në Elbasan, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta.

Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person të seksit mashkull në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma.

Ndërkohë, për rreth një orë, energjia elektrike është ndërprerë në një pjesë të bllokut të banimit në lagjen “5 Maj”, si masë sigurie.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personi mund të ketë rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, por autoritetet nuk përjashtojnë as pistën e një tentative vetëvrasjeje. Ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

elbasan

Lini një Përgjigje