TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2025, 21:36

Akuzohet se përdhunoi minorenen, kush është 70-vjeçari i arrestuar nga policia (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se përdhunoi minorenen, kush është 70-vjeçari i

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga Pogradeci, ku një 70-vjeçar, dyshohet se ka abuzuar me një minorene.

Ngjarja e rëndë është zbuluar kur vajza 12-vjeçare pas një vizite në spital, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga Rushan Selko, që duket se ka shfrytëzuar njohjen familjare që ka pasur me familjen e 12-vjeçares.

Akuzohet se përdhunoi minorenen, kush është 70-vjeçari i
Rushan Selko

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim.

Mësohet se 70-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

pogradec perdhunim policia

Lini një Përgjigje