TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2025, 22:11

U arrestua për abuzimin e 12-vjeçares në Pogradec, fqinjët e 67-vjeçarit të shokuar: Është baba i 4 vajzave, është bërë edhe gjysh

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për abuzimin e 12-vjeçares në Pogradec, fqinjët
Zybe Selko, gruaja e kushëririt të autorit të dyshuar.

Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar të jetë 22 javëshe shtatzënë. E mitura ka pranuar se është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e saj.

Policia ka arrestuar Rrushan Selko, 67 vjeç, si autor të dyshuar të abuzimit me të miturën. Të afërmit e tij thonë se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve, madje është bërë gjysh, por se nuk kanë dijeni për rastin.

“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai, se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Kur erdhi policia, i çova deri aty lart dhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyja familjeve është shumë e mirë. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, tha Adem Selko, kushëriri i autorit.

Të tjerë, të shokuar nga lajmi thonë se autori nuk njihej si njeri problematik dhe se ka reputacion të mirë në fshat.

Ai personi është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë.

Familjen e vajzës nuk e njoh, ia kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mirë është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipa, mbesa. Fëmijët i ka të martuar.”, tha Zybe Selko, gruaja e kushëririt të autorit të dyshuar.

12 vjeçarja pogradec

Lini një Përgjigje