TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Dhjetor 2025, 11:20

Thyente xhamat e makinave dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari që lëvizte me kallashnikov në Laç

Shkruar nga Pamfleti
Thyente xhamat e makinave dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet
Pamje nga arrestimi

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Laç pasi qarkullonte i armatosur me kallashnikov. Sipas informacioneve zyrtare i riu ishte i dehur dhe kërcënonte qytetarët, thyente xhamat e automjeteve dhelokaleve. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së informacionit se një shtetas i armatosur lëvizte me armë zjarri automatike në dorë, kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona në zonë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”. Shërbimet e Policisë, në kuadër të këtij operacioni, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Gj., 28 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas, në gjendje të dehur, lëvizte i armatosur, kërcënoi disa qytetarë, theu xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali me qytën e kallashnikovit

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

arrestim ne lezhe kallashnikov armembajtje pa leje

Lini një Përgjigje