Tre viktimat e aksident të rëndë në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë".
Publikohen fotot e tre të rinjve cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Bypass”.
Dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik që ka shënuar ditën e parë të vitit 2026.
Personat që shihni në foto janë Klejdi Myftari 24 vjeç, Martin Dulaj 25 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht pas plagëve të marra.
Mësohet se Marin Dulaj po udhëtonte me një automjet tip “Mercedes Benz” së bashku me të fejuarën e tij Ardisa Demiri 19 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.
Ndërsa Klejdi Myftari udhëtonte së bashku me Anxhelo Ruçin, djalin e shefit të komisariatit të Tepelenës, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.
27-vjeçari Anxhelo Ruçi është djali i Rami Ruçit, aktulisht shefi i komisariatit të Tepelenës. Rrethanat e aksidentit vijojnë të mbeten ende të paqarta ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
"Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve", njoftoi më herët policia.
Lini një Përgjigje