TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2026, 13:06

Aksidenti tragjik në Tepelenë, si paraqitet gjendja e 19-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Tepelenë, si paraqitet gjendja e
Pamje nga aksidenti

19-vjeçarja Arsida Demiri e cila mbeti e plagosur në aksidentin e rëndë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, është transportuar në Spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar.

Raportohet se e reja ndodhet aktualisht në observimin e Urgjencë. Mjekët bëjnë me dije se 19-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm, ndërsa po mbahet nën monitorim intensiv.

Mjekët theksojnë se, për shkak se ajo ka pësuar politraumë, ende nuk mund të konsiderohet jashtë rrezikut për jetën, pasi gjendja e saj mund të ndryshojë për shkak të plagëve të marra.

Aktualisht po vijojnë konsultat mjekësore dhe është kërkuar konsultë urgjente me kardiologun dhe urologun.

 

Lini një Përgjigje