TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2026, 12:48

Aksidenti tragjik në Gjirokastër, një nga viktimat, nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Gjirokastër, një nga viktimat, nipi i
Personi në foto është 27-vjeçari Anxhelo Ruçi

Një aksident tragjik iu mori jetë 3 të rinjve mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Personi në foto është 27-vjeçari Anxhelo Ruçi, i cili humbi jetën në aksident. 27-vjeçari ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.

Tre të rinjtë humbën jetën pasi automjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, u përplas me mjeti tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç.

Kjo e fundit është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

 

Lini një Përgjigje