TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2026, 09:17

Dy viktima dhe tre të plagosur, përgjaket aksi Lezhë-Shkodër; zjarrfikësit ndërhyjnë për nxjerrjen e trupave nga makina

Shkruar nga Pamfleti

Dy viktima dhe tre të plagosur, përgjaket aksi

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga automjeti...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj.

Sipas raportimeve të para, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa mësohet se dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke nxjerrë dy persona pa shenja jete, nga një prej automjeteve. 

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dy fëmijë të mitur dhe nëna e tyre, që po udhëtonin në një automjet tip Porche.

Viktimat janë identifikuar si Petrit dhe Elona Florini. Nga raportimet e para mësohet se Petriti ishte punonjës i Policisë. Automjeti i tyre tip Mercedez ka rrëshqitur, ndoshta si pasojë e kushteve atmosferike, drejt korsisë tjetër, atje ku ka ndodhur edhe përplasja e fortë me mjetin 'Porche".

Gjithsesi, policia dhe grupi hetimor, që shkuan në vendin e ngjarjes, pritet të zbardhin edhe shkaqet e aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë që ka ndodhur në ditët e para të 2026-ës.

Në orët e para të vitit që sapo ka hyrë, tret ë rinj humbën jetën si pasojë e një kasidenti në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku sërish dy makina u përplasën me njëra tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën Klejdi Myftari 24 vjeç, Martin Dulaj 25 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç.

Mësohet se Marin Dulaj po udhëtonte me një automjet tip “Mercedes Benz” së bashku me të fejuarën e tij Ardisa Demiri 19 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.

Ndërsa Klejdi Myftari udhëtonte së bashku me Anxhelo Ruçin, djalin e shefit të komisariatit të Tepelenës, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.

"Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve", njoftonte policia.

 

Lini një Përgjigje