TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2026, 12:22

Burri polic, gruaja mësuese/ Kush janë viktimat e aksidentit në aksin Lezhë-Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Burri polic, gruaja mësuese/ Kush janë viktimat e aksidentit në

Burrë e grua humbën jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.

Viktimat u identifikuan si  Petrit dhe Elona Florini, nga Puka.

Petriti, 53 vjeç, punonte si efektiv policie, ndërsa bashkëshortja e tij, Elona, 45 vjeçe, punonte si mësuese.

Makina me të cilën udhëtonin ata u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi F.L., në të cilin ndodhej edhe një grua me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Për nxjerrjen e viktimave nga automjeti ishte e nevojshme ndërhyrja e ekipit të zjarrfikëses, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Burri polic, gruaja mësuese/ Kush janë viktimat e aksidentit në
Petrit dhe Elona Florini, cifti që humbi jetën në aksident

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor Lezhë–Mabë, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F.L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P.F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P.F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E.F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F.L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti,” njofton policia.

 

aksidenti viktimat lezhe

Lini një Përgjigje