
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në autostradën Milot–Morinë, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas raportimeve, si pasojë e aksidentit janë plagosur dy gra, që janë transportuar në spital.
“Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në një njoftim policor.
Lini një Përgjigje