
Një 23-vjeçar shqiptar raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në orët e para të ditës së premte në Greqi.
Viktima, i cili po drejtonte një automjet, ka humbur kontrollin, ndërsa doli jashtë rrugës dhe më pas u përplas me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e përplasjes automjeti është kthyer përmbys, ndërsa trupi i 23-vjeçarit është nxjerrë jashtë automjetit pas ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse.

Ai u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit më të afërt në zonën e Atikës, por pa mundur ti mbijetojë plagëve.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje