TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2023, 09:50

Vrasja e kenianes Joy Ayoko drejt zbardhjes, merren në pyetje 6 persona; kontrolle në disa banesa

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e kenianes Joy Ayoko drejt zbardhjes, merren në pyetje 6 persona;

Dhunimi për vdekje i kenianes, Joy Ayoko është shumë afër zbardhjes. Policia e Tiranës shoqëron dhe merr në pyetje 6 persona. Në mesin e të shoqëruarve është edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime. Mësohet se gjatë natës janë kontrolluar edhe disa banesa.

Mësohet se pas 8 muajsh telefoni i Ayoko është zbërthyer, duke ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë përftuar biseda me interes, ku mes tyre është edhe komunikimi i kenianes Joy me shtetasin Rodi Braçi.

Komunikimet mësohet se kanë ndodhur edhe ditën e ngjarjes ndërsa të dhënat e përftuara ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se fillimisht e reja është thirrur për të zbritur poshtë në hyrje të godinës së Hostelit ku qëndronte e më pas është dhunuar barbarisht. Më pas trupi i saj dyshohet të jetë marrë dhe është hedhur në pjesën e pasme të godinës.

Ky fakt ka përputhje me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mënyrën se si është gjetur trupi i 22-vjeçares, ndërkohë që në dhunimin e saj dyshohet se janë përfshirë 5 persona.

Hetuesit e kishin te pamundur për shumë kohë zbërthimin e telefonit të saj për shkak se kodi ishte ndërruar, duke bllokuar hapjen e pajisjes.

Më herët janë pyetur në polici edhe disa persona, mes tyre shoqja e dhomës dhe shoferi i kazinosë.

Ky i fundit mohon të ketë lidhje me vdekjen e saj.

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar.

Prej disa muajsh ajo qëndroi në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës por më pas u nis drejt vendit të lindjes ku edhe ndërroi jetë.

 

 

vrasja e kenianes joy ayoko

Lini një Përgjigje