TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2023, 08:06

Zbardhen detaje nga zjarri në Vlorë, flasin fqinjët: E kishte mbyllur brenda, i tha do të përvëloj

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga zjarri në Vlorë, flasin fqinjët: E kishte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llakatund në Vlorë mëngjesin e sotëm në familjen e Lutfi Fanajt, pasi ish-dhëndri i këtij të fundit i ka vënë flakën banesës së tij.

Në një prononcim për mediat, fqinja e familjes Fanaj, u shpreh se ish-dhëndri kishte mbyllur në shtëpi gruan dhe djalin e tij dhe i kishte thënë se do t’i përvëlonte.

Sakaq, fqinja shtoi se ish-dhëndri në momentin e ngjarjes ishte i shoqëruar nga një shok i tij.

“Kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.”, u shpreh fqinja.

 

zjarr vlore fqinje

Lini një Përgjigje